Shqipëri e bukur dhe fituese, Cikalleshi-Bare ndëshkojnë Bjellorusinë – Descript

22

Shqipëria e nis me një futboll të bukur dhe tre pikë aventurën në Nations League. Djemtë e Edi Rejës zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe ia dolën të mposhtin 0-2 Bjellorusinë në Minskun e largët.

Sokol Cikalleshi zhbllokoi shifrat në mesin e pjesës së parë pas një topi të marrë nga kapiteni Hysaj. Sulmuesi nga Kavaja dhuroi një goditje të fortë nga jashtë zone, duke mposhtur portierin vendas.

30-vjeçari (goli i gjashtë për të në kombëtare) i ishte afruar golit edhe më parë, njësoj si Rey Manaj me një kthesë të bukur. Kombëtarja nuk i la asnjë mundësi kundërshtarëve të rrezikonin në 45 minutat e para, teksa goli i qetësisë dhe sigurisë erdhi në minutën e 79-të.

Kundërsulm perfekt i djemve tanë, kombinime të bukura dhe të shpejta mes Keidi Bares dhe Odise Roshit, me mesfushorin e Malagas që realizoi falë një diagonaleje të saktë (goli i dytë me kombëtaren për 23-vjeçarin).

Vendasit tentuan të shënonin një gol në minutat e mbetura, por Strakosha nuk e lejoi diçka të tillë. Nisje fantastike, tre pikë, lojë e bukur, moral i lartë, teksa ndeshja e radhës është në shtëpi përballë Lituanisë në datë 7 shtator (20:45).

The post Shqipëri e bukur dhe fituese, Cikalleshi-Bare ndëshkojnë Bjellorusinë appeared first on Descript.