Ballina Aktualitet Situata e rëndë pas tërmeteve dhe stuhisë gjatë natës së djeshme! Rama:...

Situata e rëndë pas tërmeteve dhe stuhisë gjatë natës së djeshme! Rama: Po punojmë pa ndërprerje!

30

Pas shirave të dendur gjatë natës kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shteti po punon për të normalizuar situatën. Kryeministri ka publikuar disa foto ku shfaqen dëmet e shkarkuara nga stuhia dhe banesat që ndodhen nën ujë.

“Mirëmëngjes dhe me pamjet e punës që vijon pa ndërprerje për normalizimin e situatës pas stuhive të mbrëmshme, ju uroj një ditë të qetë”, shprehet ai teksa publikon edhe fotot.

Ende vijojnë shirat e dendur në vend. Qytetet që janë prekur më shumë nga shirat dhe moti i furishëm janë Tirana, Fushë-Kruja, Lezha, Durrësi, Vlora dhe Laçi. Rrethi i Krujës dhe qytetit i Laçit janë gdhirë nën ujë. Deri më tani raportohen dhjetëra banesa të përmbytura dhe dhjetëra familje të izoluara në fshatrat e Krujës dhe Laçit. Është bllokuar qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës pasi është përmbytur Aksi Milot dhe Fushë- Krujë- Milot kalohet me vështirësi.