Ballina Bota Sondazh në zgjedhjet e SHBA/ Hebrenjtë “tradhtuan” Trump, votuan demokratin Biden

Sondazh në zgjedhjet e SHBA/ Hebrenjtë “tradhtuan” Trump, votuan demokratin Biden

20

Një sondazh mbi votuesit hebrenj amerikan, i cituar nga gazeta izraelite Haaretz tregon se mbi tre të katërtat e tyre votuan për Biden në zgjedhjet presidenciale.

Sipas këtij anketimi, kandidati demokrat siguroi 77 përqind të votave hebraike krahasuar me 21 përqind të Donald Trump, ç’ka përbën performancën më të keqe të republikanëve në këtë komunitet që prej vitit 2008.

Hebrenjtë amerikanë tradicionalisht kanë votuar demokratët në nivele mjaft të larta që shkonin në 70%. Për këtë radhë u mendua se do të kishte një përmbysje historike të qëndrimit të tyre.

në 2017-tën, Trump vendosi të zhvendoste ambasadën amerikane në Izrael nga Tel Avivi në Jeruzalem, duke e njohur praktikisht këtë të fundit si kryeqytetin e shteti hebre, një lëvizje që rrëzoi dekada të tëra politike të jashtme të SHBA-së, zemëroi palestinezë, ngjalli indinjatë ndërkombëtare, por i kënaqi izraelitët.

Presidenti amerikan i shkurtoi gjithashtu fondet palestinezëve, njohu pretendimet e Izraelit për Lartësitë Golan, bëri përpjekje për avansimin e një formule paqeje që do t`i lejonte Izraelit të mbante pjesë të tëra të Bregut perëndimor e së fundi, ndërmjetësoi edhe një marrëveshje normalizimi të marrëdhenieve mes shtetit hebre dhe dy vendeve arabe të Gjirit. Por nuk grumbulloi dot më shumë mbështetje mes komunitetit hebraik, dhe për këtë, e ka shprehur qartë zhgënjimin e tij.