Sporti shqiptar në zi/Ndërron jetë trajneri i 35 trofeve, ishte prekur nga koronavirusi – Descript

26

Trajneri i Flamurtarit në basketboll për femra, Viron Toska ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Toska është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare, pasi prej ditësh ishte duke u trajtuar nga koronavirusi, por nuk ia doli të fitojë betejën.

Ai ishte shtruar në spital prej disa ditësh dhe së fundi gjendja ishte përkeqësuar, ndaj ishte vendosur në intubim, por nuk ia doli të rikuperojë dhe u nda nga jeta mëngjesin e sotëm.Toska ka fituar më shumë se 35 tituj në Kampionat, Kupë apo Superkupë me Flamurtarin në basketboll për femra.

Trajner ndër vite edhe i ekipit kombëtar. Një emër i madh i basketbollit vlonjat dhe atij shqiptar.

The post Sporti shqiptar në zi/Ndërron jetë trajneri i 35 trofeve, ishte prekur nga koronavirusi appeared first on Descript.