Sportisti i ka dhuruar medalje Shqipërisë/Izmir Smajlajt i prishin pistën e stërvitjes-VIDEO – Descript

18

Izmir Smajlaj është shpallur kampion Evrope si dhe kampion Ballkani në disiplinën kërcim së larti, por kjo nuk mjafton që të respektohet si sportist. Madje akti i vandalizmit ka shkuar deri aty sa i kanë prishur edhe pistën e vrapimit.

Smajlaj i cili është rritur në kushte dhe stërvitur në kushte të vështira, pavarësisht se ka dhuruar medalje Shqipërisë ai nuk do të ketë tashmë një pistë ku të stërvitet.

Ai stërvitej në një pistë të posaçme në Tiranë, por atë ia kanë prishur.

Këtë e ka bërë vetë të ditur përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, një video ku tregon pistën e vandalizuar.

Postimi i plotë në Facebook:

I zhgenjyer!!!!

Te zgjohesh me kenaqesine sepse tashme Tirana ka nje piste profesionale per kercimin se gjati, e te shohesh qe eshte shkaterruar me keto mbishkrime injorantesh, eshte fatkeqesi!

Me vjen keq qe vazhdojne ende te tilla vandalizma, por ti “Bona” qendro e qete, do te gjendet fansi yt dhe do perballet ne organet kompetente, se te tilla idiotesi nuk ecin para!

The post Sportisti i ka dhuruar medalje Shqipërisë/Izmir Smajlajt i prishin pistën e stërvitjes-VIDEO appeared first on Descript.