Stadiumi i Vlorës me pankarta në mbështetje të Thaçit, vonohet nisja e ndeshjes Flamurtari-Luftëtari – Descript

32

Sfida Flamurtari-Luftëtari në Vlorë, e cila ishte programuar për tu luajtur në orën 17:00 të pasdites ka nisur me 61 minuta vonesë për shkak të dy pankartave të vendosura në stadium.

Në pankarta shkruhej: “Hashim Thaçi, Vlora krenohet me ty” dhe “Drenica, zemra e shqiptarisë”.

Presidenti i Kosovës i cili aktualisht po përballet me aktakuza nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit siç duket ka mbështetjen e shqiptarëve.

Delegati i ndeshjes nuk ka lejuar nisjen e ndeshjes deri sa janë hequr pankartat.

Vetë administratori i klubit “Flamurtari”,  zoti Idrizi nuk ka dashur që parullat të hiqen, por vendimi ka qenë i Federatës.

/Descript.al/

The post Stadiumi i Vlorës me pankarta në mbështetje të Thaçit, vonohet nisja e ndeshjes Flamurtari-Luftëtari appeared first on Descript.