Ballina Aktualitet Standardi i dyfishtë, Meta për 30 qershorin: “Venecia”, zero vlerë. Unë e...

Standardi i dyfishtë, Meta për 30 qershorin: “Venecia”, zero vlerë. Unë e njoh Kushtetutën më mirë se ata

27

Anullimi i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit nga ana e Presidentit Meta u konsiderua si shkelje Kushtetute nga Komisioni i Venecias. I cili megjithatë shtoi se kjo shkelje nuk ishte aq e rëndë sa të justifikonte shkarkimin e tij.

Por vetë Ilir Meta, i cili sot bën thirrje që të pritet opinioni i Venecias për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, edhe shumë muaj pasi Venecia e konsideroi shkelës të Kushtetutës, deklaronte se nuk e njihte mendimin e Komisionit të Venecias.

“Nëse Komisioni i Venecias më bind se kam shkelur Kushtetutën, jap dorëheqjen”, deklaronte ai në një televizion në tetor 2019.

Në lidhje me shkeljen e Kushtetutës dhe qëndrimit të Komisionit të Venecias, ai shprehej se “nuk ekziston një veprim i tillë, sepse unë e njoh Kushtetutën dhe më mirë se Venecia”.

“Venecia ka zero vlerë për sa i përket zgjedhjeve të 30 qershorit. Komisioni i Venecias ka vetëm një detyrë, nëse presidenti ka shkelur Kushtetutën, të thotë në cilin nen e ka shkelur dhe kaq”, – thoshte Meta në atë moment.