Ballina Aktualitet Studentja e infektuar me Covid-19, anulohet sezoni i provimeve në këtë fakultet

Studentja e infektuar me Covid-19, anulohet sezoni i provimeve në këtë fakultet

21

Universiteti Politeknik i Tiranës ka njoftuar se pas kontrolleve për COVID-19, në Fakultetin e Teknologjisë dhe Informacionit është konstatuar se një student e vitit të tretë rezulton e infektuar.

Ministria e Arsimit merr vendimin për vitin shkollor 2020 – 2021, zbardhet urdhri
Sipas asaj që thuhet aty, është ndërprerë dhe sezoni i provimeve të verës, me urdhër të Rektoratit.

“Është konfirmuar një studente e FTI-së viti i tretë është prekur dhe ka dal pozitive me COVID-19. Për këtë arsye për të ndaluar përhapjen e pandemisë Ju njofton vendimin për Pezullimin menjëherë të sezonit të provimeve të verës në FTI! Ku pezullim do vazhdojë deri në një njoftim të dytë për fillimin dhe mënyrën e kryerjes së provimeve!”, bëhet me dije në njoftimin nga rektorati.

Vendimi do jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë ku do tregohet si do veprohet me provimet që po shtyhen momentalisht. Ndërsa u bëhet thirrje studentëve dhe pedagogëve të respektojnë masat dhe të kujdesen maksimalisht për të shmangur një infektim të mundshëm.