Ballina Aktualitet Studiuesit amerikanët zbulojnë se si ta luftoni koronavirusin

Studiuesit amerikanët zbulojnë se si ta luftoni koronavirusin

2

Janë publikuar prova të tjera që tregojnë se vitamina D ndihmon në luftën kundër koronavirusit.

Një studim amerikan ka zbuluar se pacientët që kishin mungesë të theksuar vitamine D janë dy herë më shumë të rrezikuar për të mos i mbij.etuar Covid-19.

Kërkuesit shkencorë të “Northwestern University” thanë se studimi i tyre është paraprak dhe theksuan, se duhet bërë kujdes me shtimin e suplementeve të vitaminës D.

Ata bënë thirrje edhe për më shumë studime që të kuptohet lidhja mes vitaminës D dhe v.dekshmërisë nga koronavirusi.

Vitamina D mund të merret nëpërmjet ushqimeve si peshku apo kërpudhat ose mund të prodhohet nga qelizat e lëkurës kur ekspozohen në dritën e diellit.

Një studim i mëhershëm i “Vrije Universiteit Amsterdam” doli në përfundimin se vendet me nivele të ulta të vitaminës D ishin ato me rastet më të shumta të infektimit me Covid-19 dhe me më shumë v.iktima.