Ballina Aktualitet Stuhi dhe përmbytje në Tiranë: Uji del mbi trotuare, vështirësi në qarkullim,...

Stuhi dhe përmbytje në Tiranë: Uji del mbi trotuare, vështirësi në qarkullim, probleme edhe në Lezhë

23

Rreshjet e shumta të shiut dhe stuhitë përfshinë pjesën më të madhe të vendit gjatë mbrëmjes të së hënës, duke sjellë bllokime të disa rrugëve.

Në Tiranë qarkullimi u bë i vështirë. Këto janë pamjet që vijnë nga zona e Don Boskos ku uji doli mbi trotuar. I vështirë qarkullimi ishte si në qendër ashtu edhe në periferi.

Kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj u bëri apel qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet pas stuhisë së shiut që përfshiu Tiranën. Përmes një postimi në Facebook, shoqëruar me disa foto, Veliaj njofton se shiu ka rrëzuar disa pemë dhe se po punohet për pastrimin e rrugëve.

Ndërkohë problematika në Lezhë nisi që pasditen e së hënës.

Kurse në aksin Rrëshen-Bukmirë si pasojë e reshjeve ka patur sërish rrëshqitje gurësh dhe dherash duke bllokuar kështu këtë aks. Burime bëjnë me dije se automjetet e vogla nuk kalojnë. Banoret kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë për pastrimin e rrugës.

Top Channel