Ballina Teknologji Suksesi gjatë pandemisë, Zoom rriti të ardhurat në 663.5 milionë dollarë –...

Suksesi gjatë pandemisë, Zoom rriti të ardhurat në 663.5 milionë dollarë – lexo

22

Aplikacioni më i përdorur i momentit në mbarë botën për video-konferenca në distancë, Zoom, ka siguruar rritje të fitimeve e të të ardhurave, fill pas shpërthimit të pandemisë Covid-19 në fillim të këtij viti.

Zoom u bë pjesë e përditshmërisë që nga koha e karantinës, për të shmangur takimet fizike. Vetë kompania amerikane tha se në 7 muajt e parë të këtij viti, të ardhurat e saj arritën në 663.5 milionë dollarë, duke tejkaluar pritshmëritë më pozitive të ekspertëve, që parashikonin të ardhura deri në 500 milionë dollarë.

Pas këtyre lajmeve, themeluesi dhe drejtuesi i Zoom, Eric Yuan rriti targetin për të ardhurat vjetore, në 2.39 miliardë dollarë. Deri më sot, Zoom ka zyrtarisht 370 mijë klientë, secili prej tyre me më shumë se 10 punonjës që përdorin çdo ditë aplikacionin.

The post Suksesi gjatë pandemisë, Zoom rriti të ardhurat në 663.5 milionë dollarë appeared first on lexo.