Ballina Aktualitet Tahiri publikon fotot me kryeministrin në gjykatë: “As unë e as Rama...

Tahiri publikon fotot me kryeministrin në gjykatë: “As unë e as Rama nuk jemi shefi i madh!”

31

Pas përfundimit të seancës gjyqësore të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në Gjykatën e K.rimeve të Rënda, teksa kjo e fundit pritet të japë vendimin final në orën 16:00.

Gazetarja Klodiana Lala tha se ish-ministri Tahiri ka shfaqur në sallën e gjyqit disa faqe të printuara të gazetave dhe portaleve, ku shfaqet me kryeministrin Edi Rama, duke dhënë arsyet, pse sipas tij, asnjëri nuk janë “shefi i madh”, siç del në përgjimet e Prokurorisë.

Sipas gazetares Lala, ish-ministri ka thënë në gjyq se në kohën kur trafikantët në përgjime flasin për “shefin e madh”, ai ka qenë në Gjermani, në një takim me Komisionerin për Zgjerim, dhe me t’u kthyer’, ka shkuar në zonën e Dajtit, në një takim me Ramën dhe qeverinë.

Për këtë arsye, Tahiri ka thënë se përgjimi i Prokurorisë nuk qëndron dhe se nuk është ai “shefi i madh”, duke pretenduar se ka qenë në takime zyrtare.

“As unë dhe as Rama nuk mund të jemi ‘shefi i madh’, por në raport me politikën, sigurisht që ai ka qenë shefi im i madh”, ka thënë Tahiri para trupës gjykuese.

Më tej, gazetarja Lala tha se Tahiri përçoi edhe disa mesazhe nëpërmjet medias, si: “nuk keni parë gjë akoma”!