Ballina Aktualitet Tallja e Genc Rulit me Berishën, shpallja si fitore e “përgjigjies” së...

Tallja e Genc Rulit me Berishën, shpallja si fitore e “përgjigjies” së tij në televizionin e të birit dhe heshtja e Bas

23

Sali Berisha duket se është tërbuar nga tallja e Genc Rulit disa javë më parë, pas një deklarate për tërheqjen e tij nga politika.

Ruli, që është afruar sërish nga Lulzim Bashan ë PD, për të përzgjedhur kandidatët për deputetë, tha se Berisha e ka marrë lavdinë nga politika dhe tani duhet të largohet.

“Lavdia e zotit Berisha do të mjaftonte për dy jetë, jo për një, por ai është një njeri energjik, pa diskutim.

Por i takon atij të shprehet për këtë gjë. Secili duhet të dijë ta ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij.

Ti vendos që karriera ime politike ka qenë e vrullshme, ka kaluar në të gjitha kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për të mos ta mbyllur të tjerët ty” tha ai, kur u pyet për Berishën.

Ky i fundit ndërkohë, ka reaguar më në fund ndaj Rulit, nga televizioni i të birit.

“Genc Ruli është një burrë i mençur, por ndonjëherë viktimë e mençurisë së tij. Ai ngatërron dy gjëra elementare që nuk mund të ngatërrohen kurrë me njëra-tjetrën.

Ngatërron karrierën me betejën. Tjetër është beteja, tjetër është karriera.

Për karrierë, Berisha i ka dhënë fund më 26 qershor 2013. Të mendosh që një njeri që ka pasur disa funksione, qëndron deputet për karrierë, është e pamendueshme.

Beteja do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimeve të PD. Ruli është viktimë e mençurisë së tij”, deklaroi Berisha.

Interesant është fakti, se portali dhe dhe TV i të birit, e ka proklamuar këtë përgjigjie si një fitore të Berishës, që i “tregoi vendin” Rulit, çka tregon se Berishës i ka djegur shumë tallja e Rulit, me “miratimin” e Lulzim Bashës.

I vetmi që nuk flet për këtë argument është pikërisht Lulzim Basha, që në heshtje duket se pret një tërheqje të Berishës nga politika.

Por, ky i fundit nuk ka ndërmend të heqë dorë kollaj, vetëm nëse e përzënë.

Ai i bëri të ditur Rulit (dhe Bashës) sigurisht, se do të jetë në politikë sa të jetë gjallë.