Ballina Aktualitet Taulant Muka i përvishet Dritan Hilës: “Duhet të kërkoni ndjesë publike kur...

Taulant Muka i përvishet Dritan Hilës: “Duhet të kërkoni ndjesë publike kur promovoni vjedhes te titujve profesor!”

31

Nëpërmjet një postimi të publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale, Taulant Muka, ish zvendësministri që dy javë pas emërimit dha dorëheqjen e parevokueshme nga posti, duke denoncuar katrahurën dhe aferat në këtë ministri, i është përveshur moderatorit të emisionit “Arena”, Dritan Hila.

Në mesazh Muka vijon të sjell argumenta rreth qënies së Rektorit të Universitetit të Elbasanit, Skënder Topi, një “vjedhës i titullit Akademik”, gjë që ka provokuar polemikën me Dritan Hilën.

Postimi i plotë i Taulant Mukës

Z. Dritan Hila, ju duhet te kerkoni ndjese publike!

Ju nuk keni kapacitetin per te lexuar dhe kuptuar CV-ne e nje akademiku. Ju jo vetem sulmuat dhe u perpoqet te hidhni balte ndaj nje shqiptari qe po nderton nje karriere akademike jashte vendit, por si shembull pozitiv per shqiptaret per t’ju hedhur hi syve promovuat nje vjedhes te titujve profesor. Po z. Hila, rektori i Universitetit te Elbasanit ka vjedhur titullin akademik ne kundershtim me ligjin e arsimit te larte. Z. Topi ka marre titullin profesor ne 9 mars 2011, por deri ne vitin 2018 nuk ka patur asnje botim me faktor impakti sikur e percaktonte ligji. Jo vetem kaq, por ne nje kontroll te botimit te pare qe gjeta ne internet me z. Topin autor, brenda 5 minutave kuptova qe artikulli eshte i kopjuar 100% nga nje raport i Organizates Boterore (sikurse mund te shihet ne foto). Me duhet t’ju kujtoj gjithashtu se Skender Topi me tarifat e studenteve ka blere dhe makine mbi 77 milione leke, nderkohe qe Universiteti i Elbasanit ka nevoja urgjente ne infrastrukture! Jemi lodhur me promovimin e njerezve qe vetem kane abuzuar me pushtetin qe i kemi dhene!

Kerkoni ndjese publike!

Artikulli i z.Topi: http://ijmh.ielas.org/index.php/ijmh/article/view/22/35
Artikulli origjinal: http://www.sfes.info/…/1011_WHO_implementing_health_in_EU.p…