Ballina Aktualitet Të prekurit me COVID-19 po v.desin nga uria!

Të prekurit me COVID-19 po v.desin nga uria!

23

Një dëshmi t.ronditëse ka ardhur nga një aktivist i Koresë së Jugut, i cili raporton se të infektuarit me COVID-19 në Korenë e Veriut janë duke v.dekur nga uria në kampet e ngritura për karantinën.

Aktivisti i krishterë, Tim Peters, i cili drejton një organizatë bamirëse me seli në Seul shprehet për mediat se të dhënat që ai ka, tregojnë se këto kampe karantine me persona të infektuar me Covid-19, janë ngritur në qytetet përgjatë kufirit kinez.

Sipas tij, njerëzit “e b.urgosur” aty shpeshherë lihen pa ushqim dhe pa trajtimin mjekësor të nevojshëm.

“Familjarët e personave të karantinuar në këto kampe sjellin shpeshherë ushqime dhe ilaçe për të afërmit e tyre.

Ata blejnë çdo ilaç të mundshëm në farmaci dhe madje sjellin përgatitje artizanale me bimë medicinale”, shprehet Peters, për “South China Morning Post”.

“Burimet e mia tregojnë se shumë njerëz nga këto kampe kanë v.dekur nga uria dhe sëmundje të tjera të lidhura me të, përveç pandemisë”, shton ai.