02/05/2020

Të tretët në botë për çmimin e naftës! Importi me taksë alla shqiptare një hajdutëri xhepash profesionistësh

ahmetaj16.jpg

Një lajm me të vërtetë sensacional për qytetarët shqiptar në këto ditë të vështira ekonomike dhe ato më të vështira që i presin: Shqipëria e treta në botë përsa i takon çmimit të lartë të naftës. Sipas indeksit që publikon agjencia ndërkombëtare “Global Petrol Prices”, vendi ynë renditet pas Hong-Kongut dhe Wallis Futuna, mes 162 vendeve në botë.

Madje Shqipëria ka lënë pas për herë të parë vende si Monako, Zvicra, Britania e Madhe dhe Greqinë, shtete që historikisht e kanë patur më të lartë se ne çmimin e hidrokarbureve.

Por nëse do pyesish hajdutët që kanë drejtuar Shqipërinë dhe kopilat që po e drejtojnë do të thonë se ne e kemi naftën më të lirë… në fakt duhet ta kishim, sepse jemi vend prodhues. Por çmimi i lartë në treg del nga përfshirja në të i taksave, të cilat në asnjë vende nuk praktikohet.

Vendin kryesor e zë taksa e qarkullimit, një taksë qesharake dhe e pakuptimtë për shumë qytetarë shqiptarë që nuk qarkullojnë, nuk vozisin por lundrojnë, nuk ngasin por fluturojnë.

Kjo taksë me ardhjen në pushtet të qeverisë Rama, me specialist të ekonomisë të tipit Ahmetaj, pësoi një rritje tjetër me 10 lekë plus, duke shkuar në 27 lekë për litër, nga 17 lekë që ishte më parë.

Duke shtuar dhe taksën e re të kolaudimit të pompave të naftës, taksë që u vendos poshtërsisht pa asnjë arsye, por me dëshirën e ish kryefinancierit mediokër Arben, sot drejtues i dy ministrive fantazëm dhe arkëtar i miliardit të termetit e milionave të pandemisë, ka vendosur që kjo taksë të paguhet nga populli si naftë një kompanie private, kur nuk paguanim asgjë, sepse ky shërbim ofrohej nga shteti pa kosto.

Kujtojmë që akciza për litër kushton 37 lekë, taksa doganore 38 lekë, taksa e karbonit 3 lekë, TVSH-ja 25 lekë, si dhe taksa e ngjyrojes 5 lekë duke i shtuar dhe 5 lekë kolaudim, atëherë ne paguajmë më shumë “ajër”, se sa produktin që blejmë, plot 113 lekë për litër.

Për Ramën, janë taksa që nuk u shtuan nga qeveria e tij, por të vëna nga qeveria e mëparshme. Mirëpo faktet janë kokëforta dhe flasin ndryshe, sepse nuk janë pak por 23 lekë për litër të shtuar nga qeveria e tij, në një kohë kur kishte premtuar për heqjen e taksave nga çmimi i naftës, duke u paguar nga ata që i përdorin këta shërbime individualisht, bashkë me rritjen e cilësisë së naftës, që me gjithë ngjyrosjet e të tjera gënjeshtra, është e një cilësie skandaloze dhe shkatërruese për mjetet në Shqipëri.

Por, a duhej vënë kjo taksë pikërisht tek produkti Naftë? Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja por dhe Greqia, në rajon janë shembulli më i mirë. Këto vende të rajonit ashtu si dhe shumë vende të tjera europiane, kanë çmime më të lira të produktit të naftës krahasuar me Shqipërinë, sepse nuk e taksojnë naftën me asnjë taksë tjetër përveç detyrimit të pagesës së akcizës dhe tatimit për vlerën e shtuar.

Askush në Shqipëri nuk kundërshton pagesën e taksave, por këto taksa t’i paguajnë ata që e përdorin këtë apo çdo shërbim tjetër të taksuar, të tjerët nuk kanë arsye pse ta bëjnë.

Produkti karburant për dijeni të zotit kryeministër të keqinformuar, nuk përdoret vetëm për mjetet rrugore por edhe për bujqësinë, kaldaja, gjeneratorë, transportin detar, peshkarexha, tragete, anije private mallrash dhe dhjetra ndërmarrje të tjera, që funksionojnë me karburant dhe nuk kanë asnjë lidhje me taksën e qarkullimit dhe mirëmbajtjen e rrugëve si taksë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Por siç duket, financierët e famshëm me kurse 1 vjeçare, japin udhëzime sipas variantit: Si mund të rrjepim qytetarët pa na hyrë gjembë në këmbë?!

Koronavirusi do iki në mos ka ikur dhe ardhja e °epidemisë° ekonomike nuk është larg. Nëse ekonomia shqiptare futet në recension, qytetarët dhe bizneset që nuk kanë lidhje me rrugët dhe taksat e Be-nit dhe Be-Lindës, nuk do rrinë duarkryq duke i falenderuar për grabitjen që u bëjnë “sy për sy” parave të fëmijëve të tyre, për të kënaqur orekset e pushtetmbajtjes./Ekskluzive.al

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com