Ballina Aktualitet Të veshur si policë, policia zbulon si u v.ra vëllai i një...

Të veshur si policë, policia zbulon si u v.ra vëllai i një prej grabitësve të Rinasit

16

Qyteti i Elbasanit është t.ronditur nga një tjetër v.rasje mëngjesin e sotëm, ku shënjestra ka qenë vëllai i Talo Çelës, një nga g.rabitësit e 4.6 mln eurove në Rinas në 9 prill 2019.

Tre persona të veshur si policë, kanë e.kzekutuar me a.rmë zjarri Bujar Çelën, teksa po konsumonte kafenë e mëngjesit në një lokal në fshatin Bradashesh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45, ku 62-vjeçari ka gjetur v.dekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje shihet makina e Çelës, e parkuar në hyrje të lokalit, që ai e përdorte si taksi. Ndërkohë, pak minuta pas ngjarjes është gjetur një makinë e d.jegur në fshatin Murras.

Automjeti është i tipit ‘Renault’ me targa AA 876 D dhe dyshohet se i përket autorëve, një skemë kjo e përdorur edhe në e.kzekutimet e tjera, për të humbur gjurmët.

Mësohet se zona është e monitoruar me kamera, për shkak se aty pranë janë tre karburante, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e të gjithë dinamikës së ngjarjes ose detaje që mund të çonin në identifikimin e autorëve.