16/11/2019

“Të vrasin natën e të qajnë ditën”, kush janë hotelet me 5 yje në Tiranë që nuk shpenzojnë para për sigurinë e k

sheshi-skenderbej.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Tiranë, për të cilën mediat edhe sot janë ende të paqarta për rrethanat që shtyen vajzën me inicialet G.V të hidhej nga kati i 12-të i një hoteli. Vetëm ditën e sotme policia publikoi njoftimin zyrtar ku thuhej, se një 34 vjeçare, banuese në Tiranë, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, është hedhur nga kati i 12-të i shkallëve të emergjencës së një hoteli në kryeqytet.

Shumë prej mediave hezituan të përmendnin emrin e “Hotel Tirana International”, ose ai që të gjithë e quajnë “15 katëshi”, por nuk ishte e vështirë të kuptoje që bëhej fjalë për hotelin në qendër të Tiranës, pasi në kryeqytet nuk ka shumë të tillë që e kalojnë në lartësi dhe me keqardhje është i vetmi që ka shkallë emergjence nga jashtë godinës, të cilat janë të detyrueshme për të tilla godina që ofrojnë dhe shërbim publik.

Në Tiranë kemi ndërtesa dhe hotele të rinj e të vjetër, me pak apo me shumë kate! Por t’i marrësh një për një, duke filluar nga ndërtesa moderne më e re në qytet si “Air Stadium Albania”, që është pa shkallë emergjence, apo dhe kulla fqinje e saj “ABA Center”, hotelet me “5 Yje” si: Plaza, ish-Sheratoni, e shumë të tjerë që po ndërtohen rishtazi në kryeqytet, asnjëra prej tyre nuk i plotëson kushtet minimale të sigurisë.

Biznesmenët tanë që hiqen si milioner, kur vjen puna për sigurinë e jetës së klientëve të tyre sillen tamam si ajo shprehja: “Të vrasin natën e të qajnë ditën”, pasi asnjëri prej tyre nuk plotëson kushtet e domosdoshme, për të cilat ka edhe masa ndëshkimore me gjobë, çmimi i të cilës është shumë i kripur.

Duhet të kemi parasysh, se të gjitha këto hotele me shkallë apo pa shkallë, presin e përcjellin personalitete si President, Ministra apo njerëz të rëndësishëm të artit, sportit, kinematografisë, të cilët vizitojë çdo vit Shqipërinë.

A mund ta imagjinoni dot, nëse ndonjëri prej tyre do të ngecte nga flakët në godinën kurth? Patjetër, biznesmenët “milioner” do të paguanin gjobën si detyrim ligjor, por a do të ishte mirë
të parandalonim një ngjarje të tillë, përpara se të digjej e të shkatërrohej bashkë me hotelin e tyre dhe imazhi i vendit tonë?!/Fjala.al

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com