17/05/2020

Tension tek Teatri, shoqërohet analisti Lela dhe ish-deputetja e LSI-së

brahim-590x450-1.png

Shoqërohet nga forca të policisë analisti Alfred Lela. Shoqërimi i analistit u krye pak caste më parë, kur situate para Teatrit u tensionua ndërsa aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit tentuan të thyejnë kordonin e policisë. Bashkë me analistin Lela mësohet se nga policia është shoqëruar edhe ish–deputetja e LSI-së, Silva Caka.

Sekretari i Pëgjithshëm e LSI Endrit Braimllari është konfrontuar me Policinë te Teatri Kombëtar pasi ish- deputetja e LSI Silva Caka është shoqëruar. Braimllari ka arritur t’i shpëtojë Policisë ndërkohë që hodhi akuza nga Policisë dhe Edi Ramës për dhunë dhe paligjshmëri.

Kujtojmë se forca të shumta policie rrethuan sot godinën e Teatrit Kombëtar, ndërsa fadromat nisën shembjen e saj.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com