Ballina Aktualitet “Territoret shqiptare në Greqi”, Athina ankohet për Shqipërinë në Komisionin Europian: Duhet...

“Territoret shqiptare në Greqi”, Athina ankohet për Shqipërinë në Komisionin Europian: Duhet të ndryshojnë urgjentish

26

Greqia akuzon Shqipërinë se nuk po zbaton një marrëveshje për ndryshimin e teksteve në librat e gjeografisë dhe të historisë, duke vazhduar të kultivojë, sipas Athinës “irredentizëm”.

Shqetësimi është ngritur deri në Komisionin Europian nga eurodeputeti grek i “Demokracisë së Re”, Manolis Kefalogiannis.

Eurodeputeti grek thotë se në 2018, të dyja palët ranë dakord që të hiqnin nga librat e gjeografisë dhe të historisë referenca që lidhen me “territoret shqiptare në Greqi”, përfshirë këtu edhe ilustrimet, si harta, foto e të tjera.

“Sipas autoriteteve të Bashkimit Europian, kjo kërkesë themelore do të forconte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të siguronte që fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë të mos keqinformohen”, thotë eurodeputeti grek.

Sipas eurodeputetit të “Demokracisë së Re”, ndryshimet në librat e historisë dhe gjeografisë duhet të hynin në fuqi në shtator të 2019. Ai thotë se deri më tani nuk ka asnjë zhvillim për këtë temë dhe akuzon palën shqiptare se ka refuzuar vazhdimisht kërkesat për informacion mbi këtë çështje nga ana e Athinës.

Kefalogiannis i kërkon Komisionit që të ndërmarra hapa të nevojshme për t’u siguruar që Shqipëria të përmbushë zotimet e saj dhe të heqë nga librat, sipas tij, “tendencat irredentiste kundrejt një vendi anëtar të Bashkimit Europian”.

Sipas gazetesSI shqetësimi i Athinës lidhet kryesisht bme përdorimin e terminologjisë, komenteve dhe përcaktimeve gjeografike e territoriale të Çamërisë në librat e historisë dhe të gjeografisë shqiptare. Greqia kërkon prej vitesh ndryshimin e këtyre teksteve.