Tirana e pastër! Kukësi, Teuta e Laçi në ankth për testet e COVID-19 – Descript

22

Tirana e pastër. Asnjë i prekur me COVID-19 dhe klubi bardheblu, në orët e vona të ditës së djeshme ka dalë edhe me komunikatë dhe e ka bërë me dija diçka të tillë. “Klubi i Futbollit Tirana, pas kryerjes së tamponëve, konfirmon se rezultatet e të gjithë personave mbi të cilët u krye kjo analize, rezultuan NEGATIVE.

Ekipi është gati për të zhvilluar sfidën e raundit të dytë kualifikues kundër FC Red Star”, njoftojnë 25 herë kampionët e vendit. Sonte, bardheblutë do të jenë në fushë dhe do të bëjnë maksimumin kundër Yllit të Kuq. Ndeshja luhet prej orës 19:00.

TESTET TEK EKIPET E TJERA – Kukësi, Teuta dhe Laçi luajnë të enjten ndeshjet e tyre në Europa League. Verilindorët ditën e djeshme kanë bërë tamponët dhe sot presin përgjigjet. Shpresohet që asnjë lojtar të mos jetë i infektuar me COVID-19.

Te Laçi futbollistët do të testohen paraditen e sotme dhe në mbrëmje do të marrin përgjigjet. Më pas do të fluturojnë drejt Azerbajxhanit. Te Teuta testet janë programuar sot në orën 15:00 dhe nesër do të dalin përgjigjet.

The post Tirana e pastër! Kukësi, Teuta e Laçi në ankth për testet e COVID-19 appeared first on Descript.