Tjetër largim nga Kombëtarja shqiptare, Reja humb edhe Marash Kumbullën – Descript

23

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja ka humbur një tjetër futbollist.

Bëhet fjalë për Marash Kumbullën, mbrojtësin e talentuar, i cili është larguar nga kombëtarja për shkak dëmtimi.

Zyra e shtypit në FSHF konfirmon mungesën e Marash Kumbullës për dy ndeshjet e UEFA Nations League, për shkak të një dëmtimi.

Kështu, mbrojtësi është larguar nga grumbullimi pas marrjes së rezultateve mjekësore, ndërsa programi stërvitor i kombëtares kuqezi do të vijojë normalisht.

Për fat të mirë, Shqipëria ka shumë alternativa në qendër të mbrojtjes.

Gjimshiti, Ismajli, Veseli dhe Dermaku janë lojtarët që e mbulojnë këtë pozicion.

The post Tjetër largim nga Kombëtarja shqiptare, Reja humb edhe Marash Kumbullën appeared first on Descript.