Ballina Aktualitet Tjetërsuan pronat tek “Rana e Hedhun”, 4 vite b.urg për kryebashkiakun Fran...

Tjetërsuan pronat tek “Rana e Hedhun”, 4 vite b.urg për kryebashkiakun Fran Frrokaj dhe dy zyrtarë të tjerë

15

Ish kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është d.ënuar me 4 vite b.urg pasi akuzohet për “Shpërdorim Detyre”.

Edhe ish kryetari i qarkut Lezhë, Gjok Ndoka është d.ënuar me 4 vite b.urg, ndërsa nënkryetari Enver Hafizi është dënuar me 1 vit b.urg. Ish zyrtarët janë të akuzuar për tjetërsim pronash tek Rana e Hedhun.

Frrokaj i cili garonte nën siglën e PD, u akuzua nga Prokuroria bashkë me 18 të tjerë për tjetërsimin e pronave. Për grupin në total u dhanë 43.6 vite.

Ai u a.rrestua në vitin 2018, teksa më pas u la në a.rrest shtëpie. Vendimi është dhënë ditën e sotme nga Gjykata e Lezhës, për Frrokajn edhe për zyrtarët e tjerë të akuzuar.

Më konkretisht, ish-drejtori i Hipotekës Artan Djala është dënuar me 2 vite b.urg, ish-kryetari i Qarkut Lezhë, Gjok Ndoka u dënua me 4 vite b.urg, nën kryetari i Bashkisë, Enver Hafizi me 1 vit b.urg, 3 vite b.urg për Juxhina Memën dhe 1.6 vite b.urg për Ardenis Haxhinë.

Ndërkohë, është shpallur i pafajshëm Renato Malotaj, ish-futbollisti i Vllaznisë.