Ballina Bota “Tri ditët e ardhshme janë vendimtare për të”! Mjeku zbulon si paraqitet...

“Tri ditët e ardhshme janë vendimtare për të”! Mjeku zbulon si paraqitet gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Silv

23

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni prej disa ditësh është i shtruar në spital pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua si pasoje e infektimit nga koronavirusi.

Mjeki i tij ka zbuluar se 3 ditët e ardhshme janë vendimtare për të kuptuar evolucionin e pneumonisë së Silvio Berluskonit.

Këtë mëngjes Profesori Alberto Zangrillo në San Raffaele, spitalin ku po trajtohet ish-kryeministri italian i infektuar me Covid-19, ka bërë me dije se ai është në një fazë delikate.

Berluskoni po reagon mirë ndaj trajtimit, u shpreh doktori, por ende nuk mund të themi se pacienti e ka kaluar fazën e vështirë të infeksionit nga virus.

Berluskoni trajtohet me Remdesivir, ilaçi i vetëm anti-viral i autorizuar deri më tani për trajtimin e infeksioneve të virusit Sars-Cov-2. Tri ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të kuptuar evolucionin e pneumonisë tek ai.