Ballina Aktualitet Trim me mediat por jo me femrat, kush është moderatorja që i...

Trim me mediat por jo me femrat, kush është moderatorja që i “rrëmbeu zemrën” Klodjan Allajbeut

26

Përpara se Klodjan Allajbeu të bëhej pronar i televizionit “ABC news”, ka qenë një sipërmarrës kryesisht në fushën e shëndetësisë, i njohur si pronari i Spitalit Amerikan, i cili kryesisht denoncimet e bëra kundër spitalit të tij i mbyllte me miqësi ose reklama, duke bërë kështu që çdo denoncim në adresë të spitalit të zhdukej pa lënë gjurmë.

Skema e tij për të “hutuar” opinionin publik funksionoi perfekt me vite të tëra, pasi nuk rrodhi asnjë skandal nga ky spital, përveç disa artikuj të botuar nga disa media, përfshi edhe tonën, nuk mbështeteshin nga asnjë media tjetër, sepse pas tyre fshihej “dora” e Allajbeut.

Madje edhe kur Klodjan Allajbeu u bë pronar i televizionit “ABC news” të Aleksandër Frangaj, u denoncua si blerësi nën hije i televizionit përmes nështetases greke Efthimya Gkouma, asnjë media nuk publikoi asnjë gërmë për këtë blerje të tempullit të fjalës së lirë (pra median), nga ai i cili e censuronte atë sa herë i lipsej nevoja.

Blerja e televizionit nga Klodjan Allajbeu, ishte hapi i parë për të zotëruar një pjesë të tregut mediatik, me qëllimin e vetëm, që përmes ekranit të këtij televizioni, të sulmonte armiqtë e tij apo të bizneseve që zotërohen prej tij, si një metodë për tu mbrojtur nga sulmet e “armiqëve të jashtëm dhe të brendshëm”.

Të njëjtën skemë kanë ndjekur edhe disa pronarë të tjerë mediash, mjaft të njohur në fushën e biznesit, si biznesmeni Bashkim Ulaj (pronar i A2 CNN), biznesmeni Samir Mane ka bërë “ortakëri” me Aleksandër Frangaj të “TV Klan”, biznesmeni Theodhori Çami (pronar i Euronews) dhe i fundit por jo më pak i rëndësishëm, biznesmeni Besnik Sulaj me median e tij të shkruar “Fjala.al”.

Sot, që një media guxon e denoncon skandalin 100 euro të tamponëve të Spitalit Amerikan, në “portën e JOQ” trokasin kërcënime nga ana e Drejtores Juridike pranë Spitalit Amerikan, Joana Qeleshi, për të fshirë lajmin nga faqja e gazetës.

Për skandalin e tamponëve 100 euro, ishte duke investiguar edhe portali jonë Tellalli.al, pas një denoncimi të ardhur në postën elektronike nga një qytetar, i cili shprehej se për tu pajisur me një tampon të vlefshëm për të udhëtuar jashtë vendit, ishte i detyruar që këtë tampon ta bënte vetëm në “Spitalin Amerikan”. Sipas qytetarit, përgjigja e tamponit të vinte brenda afatit prej 6-12 orësh, përmes telefonit.

Me sa duket, duke qenë mik me politikanë dhe të fortë, biznesmen edhe oligark, pronar mediash dhe spitalesh, e ka trimëruar disi Klodjan Allajbeun, duke marrë guximin prej të marri të sulmoj dhe kërcënoj median dhe fjalën e lirë, si në rastin e JOQ dhe e thëntë Zoti, që ky guxim ta sjell përpara rrugës së portalit tonë dhe misionit tonë për të treguar të vërtetën.

Por, pjesë e këtij misioni është edhe një histori në dukje banale por jo dhe aq në gjykimin tonë. Ndryshe nga mediat, Klodjan Allajbeu nuk ka qenë gjithmonë trim, e sidomos me femrat, për të cilat ka shfaqur gjithmonë debulesë. Sidomos për një moderatore shumë të njohur dhe shumë bukuroshe të televizionit, e cila shpesh është përfolur për lidhjet e saj me futbollist dhe deputet.

Burimet për gazetën, pohojnë se Klodjan Allajbeu ka qenë frekuentuesi më i rregullt i një lokali pranë Gjykatës së Tiranës, poshtë shtëpisë së moderatores, me të cilën zhvillonte takime kokë më kokë dhe konsulta çdo mbrëmje rreth politikës dhe sportit. Allajbeu dukej i rrëmbyer nga bukuroshja dhe takimet me të në dukje ishin shumë intime. Për momentin emrin e moderatores nuk po e bëjmë të ditur, për arsue etike, por jo për gjatë.

Klodjan Allajbeu nuk ka frikë nga mediat këtë e kuptuam tashmë, por të jeni të sigurtë se ai i ka shumë “frikë” gratë, e sidomos bashkëshorten e tij, arsyet do ua tregojmë një moment tjetër.

Për më tepër lexoni të plotë denoncimin e “JOQ” për lajmin e zhvatjes së qytetarëve, që Allajbeu kërkon ta heq me presion:

Në një marrëveshje të dyshimtë që nga gjeneza e saj, qeveria shqiptare u detyrua që përpos ofrimit të tamponit falas nga ISHP, ku përgjigja del për 7 ditë, e deri atëherë nuk dihet se sa veta mund të kesh infektuar nëse je pozitiv me Covid, si çdo gjë tjetër në vendin tonë, sidomos kur flasim për fushën e Shëndetësisë, ky shërbim iu kalua privatit.

Dy laboratorët privatë të certifikuar nga Shteti Shqiptar për të kryer tamponin, janë “ALNET” i Spitalit Amerikan dhe Intermedica.

Sot do të ndalemi tek i pari, burimi i parave të Klod Allajbeut dhe përfitimi i tij nga taksat e shqiptarëve ndër vite, mos harrojmë pa përmendur aferat, ku sot do të zhvillojmë këtë të fundit, temë që është cekur shumë pak nga mediat.

Çmimi që qytetarët shqiptarë i duhet të paguajnë privatit për të marrë përgjigjen e tamponit brenda 24 orëve është 100 euro, ose 120 mijë lekë të vjetra, shumë kjo më e larta në krahasim me vendet e tjera të rajonit ku një test për Koronavirusin shkon maksimumi deri në 70 euro.

Një shfrytëzim total i një të drejtë që i është dhënë nga Qeveria për të zhvatur ekskluzivisht qytetarët shqiptarë.

(Një informacion më të gjerë në lidhje me abuzimin e çmimit të testit të Covid mund të lexoni në artikullin tonë të mëparshëm, duke klikuar këtë link)

Ironia e gjithë kësaj situate qëndron në faktin se në muajt e parë në pandemisë në vend, konkretisht në Prill, Spitali Amerikan nisi të kryente testet e Koronavirusit nëpërmjet analizave të gjakut, pa patur një certifikim për diagnostikim të Covid, teste këto me vlerë 150 deri në 350 euro.

Në këtë kohë Prokuroria e Tiranës njoftoi se Policia e Shtetit kishte ngritur padi ndaj Klod Allajbeut, pronarit të Spitalit Amerikan dhe Hygeias dhe do të niste hetimet për mashtrim dhe kontrabandë me testet e Koronavirusit.

Menjëherë pas kësaj, çështja u zhduk në ajër dhe Spitali Amerikan bashkë me Intermedican mori “bekimin” e qeverisë për të kryer testet.

Shënim

Me blerjen e spitalit “Hygea”, Klodjan Alljabeu arriti të monopolizoj fushën e shërbimit spitalor privat duke vendosur nën kontoll mbi 85 përqind të këtij sektori.

Ndikimi i tij në tregun shëndetësor është akoma më i madh duke qenë se Allajbeu është përfituesi i dy kocnesioneve të rëndësishme shëndetësore, koncesionit të dializës dhe koncesionit të laboratorëve spitalorë.

Ndërkohë, Spitali Amerikan dhe Spitali Hygea kanë qenë përfituesit e mbi 70 për qind të të gjitha shërbimeve spitalore që qeveria kontrakton tek spitalet private, me anë të sistemit të paketave shëndetësore./Tellalli.al