Ballina Aktualitet Turp për “arsimin e pavarur shqiptarë”! Dekani i fakultetit të Juridikut në...

Turp për “arsimin e pavarur shqiptarë”! Dekani i fakultetit të Juridikut në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës militanti që digjte Tiranën në pranga bashkë me gruan

19

Arrestohet dekani i fakultetit të Juridikut në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Policia zbardh detaje të reja për operacionin ku u la në arrest shtëpie gjyqtarja Mimoza Margjeka, një avokat, si dhe u arrestuan 3 të tjerë.

Një prej të arrestuarve është Arben Cara, bashkëshorti i gjyqtares, dekani i Universitetit të Juridikut në Durrësit.

“Masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit Arben Cara, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç e 25 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Shtetasit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj (me profesion avokat), në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal, duke i dhënë shtetases Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare, aktualisht e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, shtetasit Arben Cara, një shumë prej 6.000 (gjashtë mijë) eurosh, si përfitim të paligjshëm.