Ballina Aktualitet Turp për këto lloj intelektualësh! Pasi braktisi Topin, Biberaj dhe u kthye...

Turp për këto lloj intelektualësh! Pasi braktisi Topin, Biberaj dhe u kthye në ushtarin e Luli Bashës?! Dje: Partinë Demok

18

Pasi e ndaluan të kandidonte si i rival dhe zëvëndësues i Berishës dhe e larguan nga PD, Aleksandër Biberaj i’u bashkua FRD-së së Bamir Topit por duke parë se edhe atje nuk po kapte karrige, tropojani balerin e Berishës u kthye përsëri në stallën ku as që duan ta shikojnë me sy, duke mos harruar ato që thoshte nga FRD për PD-në dhe drejtuesit e saj

Nga Aleksandër Biberaj

24 vite më parë, më 8 dhjetor 1990, në Qytetin Studenti, studentët e Universitetit të Tiranës, filluan lëvizjen për përmbysjen e regjimit komunist, lëvizje tejet paqësore kjo dhe me kërkesa të mirëfillta politike për pluralizëm politik. Lëvizja fitoi shumë shpejt një popullaritet mbarëkombëtar, si dhe mbështetjen e të gjitha shtresave të shoqërisë dhe të faktorit ndërkombëtar.

Pluralizmi politik u pranua nga lidershipi komunist i kohës më 11 dhjetor 1990, dhe më 12 u themelua Partia Demokratike, partia e parë opozitare pas 46 vitesh diktaturë komuniste, nga më të egrat në Europë.

Por fatkeqësisht, shumë shpejt, ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte kurrsesi, lëvizja e filluar dhe e kurorëzuar me sukses nga idealistët, u përvetësua nga matrapazët politikë. PD-ja e sapo krijuar si një parti idealiste në “epruvetën studentore”, sapo “doli” në ambient, u virusua nga viruset e kohës që “qarkullonin” në atmosferën mbytëse të shoqërisë shqiptare, një shoqëri e intoksikuar dhe atrofizuar nga virusi shkatërrimtar komunist.

PD-së iu sulën lloj-lloj grabitqarësh, që nga emisarët e Ramiz Alisë, ish-komunistë, ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, ish-të burgosur ordinerë që hiqeshin si të persekutuar politikë, si dhe lloj-lloj servilesh, injorantësh dhe dështakësh të komunizmit. PD-në shumë shpejt e okupuan ata që erdhën në Qytetin Studenti me devizën:

“Të vrapojmë për në Qytetin Studenti, se atje po ndahet Torta”. Lidershipi komunist i kohës, me qëllim që t’i hapte rrugën emisarëve të vet në PD, mbylli Universitetin e Tiranës duke përzënë jashtë Shqipërisë studentët e dhjetorit, që përbënin edhe elitën politike të kohës.

Me kalimin e ditëve, javëve, dhe muajve të parë nga krijimi i PD-së, në lidershipin e PD-së pothuajse nuk mbeti asnjë student, me përjashtim të Azem Hajdarit. Se çfarë ndodhi në Shqipëri që nga ai dhjetor i largët i 24 viteve më parë, të gjithë e dimë dhe e kemi parasysh. Gjithsesi sot për të gjithë ne që morëm pjesë aktive në atë lëvizje të madhe, është një ditë jo nostalgjie, por një ditë kujtese, reflektimi dhe meditimi politik dhe shoqëror, për çfarë kemi bërë dhe çfarë nuk kemi bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Jemi krenare për atë që bëmë nga 8-12 dhjetor 1990, por jemi fajtorë dhe kemi përgjegjësi të madhe përpara shqiptarëve dhe historisë, që krijesën tonë idealiste, ua lamë në dorë matrapazëve. Natyrisht ishim shumë të rinj dhe idealistë, pa hile dhe pa përvojë, dhe menduam që misioni ynë mbaronte me fitoren e pluralizmit, ndërkohë që misioni ynë atëherë duhej të fillonte.

Respekt për të gjithë ata bashkëmoshatarë që morën pjesë në atë lëvizje qytetare, demokratike dhe patriotike, dhe homazh për drejtuesin e lëvizjes Heroin e Demokracisë Azem Hajdari, për Arben Brocin, Avdyl Matoshin dhe të gjithë ata që nuk jetojnë më.Pasi e ndaluan të kandidonte si i rival dhe zëvëndësues i Berishës dhe e larguan nga PD, Aleksandër Biberaj i’u bashkua FRD-së së Bamir Topit por duke parë se edhe atje nuk po kapte karrige, tropojani balerin e Berishës u kthye përsëri në stallën ku as që duan ta shikojnë me sy, duke mos harruar ato që thoshte nga FRD për PD-në dhe drejtuesit e saj

Nga Aleksandër Biberaj

24 vite më parë, më 8 dhjetor 1990, në Qytetin Studenti, studentët e Universitetit të Tiranës, filluan lëvizjen për përmbysjen e regjimit komunist, lëvizje tejet paqësore kjo dhe me kërkesa të mirëfillta politike për pluralizëm politik. Lëvizja fitoi shumë shpejt një popullaritet mbarëkombëtar, si dhe mbështetjen e të gjitha shtresave të shoqërisë dhe të faktorit ndërkombëtar.

Pluralizmi politik u pranua nga lidershipi komunist i kohës më 11 dhjetor 1990, dhe më 12 u themelua Partia Demokratike, partia e parë opozitare pas 46 vitesh diktaturë komuniste, nga më të egrat në Europë.

Por fatkeqësisht, shumë shpejt, ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte kurrsesi, lëvizja e filluar dhe e kurorëzuar me sukses nga idealistët, u përvetësua nga matrapazët politikë. PD-ja e sapo krijuar si një parti idealiste në “epruvetën studentore”, sapo “doli” në ambient, u virusua nga viruset e kohës që “qarkullonin” në atmosferën mbytëse të shoqërisë shqiptare, një shoqëri e intoksikuar dhe atrofizuar nga virusi shkatërrimtar komunist.

PD-së iu sulën lloj-lloj grabitqarësh, që nga emisarët e Ramiz Alisë, ish-komunistë, ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, ish-të burgosur ordinerë që hiqeshin si të persekutuar politikë, si dhe lloj-lloj servilesh, injorantësh dhe dështakësh të komunizmit. PD-në shumë shpejt e okupuan ata që erdhën në Qytetin Studenti me devizën:

“Të vrapojmë për në Qytetin Studenti, se atje po ndahet Torta”. Lidershipi komunist i kohës, me qëllim që t’i hapte rrugën emisarëve të vet në PD, mbylli Universitetin e Tiranës duke përzënë jashtë Shqipërisë studentët e dhjetorit, që përbënin edhe elitën politike të kohës.

Me kalimin e ditëve, javëve, dhe muajve të parë nga krijimi i PD-së, në lidershipin e PD-së pothuajse nuk mbeti asnjë student, me përjashtim të Azem Hajdarit. Se çfarë ndodhi në Shqipëri që nga ai dhjetor i largët i 24 viteve më parë, të gjithë e dimë dhe e kemi parasysh. Gjithsesi sot për të gjithë ne që morëm pjesë aktive në atë lëvizje të madhe, është një ditë jo nostalgjie, por një ditë kujtese, reflektimi dhe meditimi politik dhe shoqëror, për çfarë kemi bërë dhe çfarë nuk kemi bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Jemi krenare për atë që bëmë nga 8-12 dhjetor 1990, por jemi fajtorë dhe kemi përgjegjësi të madhe përpara shqiptarëve dhe historisë, që krijesën tonë idealiste, ua lamë në dorë matrapazëve. Natyrisht ishim shumë të rinj dhe idealistë, pa hile dhe pa përvojë, dhe menduam që misioni ynë mbaronte me fitoren e pluralizmit, ndërkohë që misioni ynë atëherë duhej të fillonte.

Respekt për të gjithë ata bashkëmoshatarë që morën pjesë në atë lëvizje qytetare, demokratike dhe patriotike, dhe homazh për drejtuesin e lëvizjes Heroin e Demokracisë Azem Hajdari, për Arben Brocin, Avdyl Matoshin dhe të gjithë ata që nuk jetojnë më.