Ballina Aktualitet “U shkritë ju, u shkritë, se për ju janë patate këto”! Deputeti...

“U shkritë ju, u shkritë, se për ju janë patate këto”! Deputeti i opozitës tallet keq me gafën e famshme të Lulzim B

21

Deputeti i opozitës Halit Valteri vazhdon të argëtohet me aplikacionin “Tik Tok”, ku postimi i tij i fundit i referohet gafës së famshme të kreut të PD, Lulzim Bashës. Ishte koha kur doli të replikonte ndaj fjalës së Ramës, i cili i kërkoi që të dilte të vërtetonte 400 milionë eurot për impiantin e përpunimit të mbetjeve.

Rama tha se do jepte dorëheqjen nëse do e vërtetonte shumën. Por Basha duket se ngatërroi shifrat dhe bëri lapsuse që mbetën në kujtesën e të gjithëve kur i duhej të shumëzonte. “Për 7 vjet, nga 7 milionë dollarë, 7 x 7 janë 42 milionë”, tha Basha, ndërsa salla e Kuvendit u përfshi nga të qeshurat. Por kreu i PD u ngatërrua edhe në mbledhjen e shumave. “49 + 36 bëjnë 95”, tha Basha, në një kohë kur bëjnë 85.

Deputetët e PS u përfshinë nga të qeshurat ndërsa Basha u ndje jo pak në siklet. “U shkritë ju, u shkritë, se për ju janë patate këto”, iu drejtua Basha deputetëve të PS të cilët qeshnin vazhdimisht. Këto janë momente që i ka imituar Halit Valteri në Tik Tok, i cili mesa duket po e pëlqen aplikacionin pasi është tepër aktiv.