Ballina Sport U tërhoq nga Kombëtarja kuqezi, Duka: Migjen Basha, emri yt përjetë me...

U tërhoq nga Kombëtarja kuqezi, Duka: Migjen Basha, emri yt përjetë me gërma të arta

29

Ditën e djeshme futbollisti kuqezi Migjen Bas djalë i shkëlqyeha njoftoi tërheqjen nga Kombëtarja shqiptare.

Ai u shpreh në deklaratën e tij se ka ardhur koha që tu krijohet hapësirë të rinjve.

Njoftimi i fantazistit ka sjelle edhe reagimin e presidentit te Federates se Futbollit Armando Duka.

Duka në reagimin e tij e ka falenderuar Migjenin për kontributin e madh që ka dhënë te Shqipëria në këto 6 vite dhe e ka cilësuar si një djalë i shkëlqyer, me pjekuri e maturi të pazakonte dhe futbollist me kualitet.

Reagimi i Aemando Dukës

I dashur Migjen,

Ti sot ke njoftuar tërheqjen nga ekipi Kombëtar. Për të gjithë vjen një ditë e largimit, por ti edhe këtë si gjithçka tjetër, e bëre në mënyrën më të mirë. E vleresoj shumë vendimin tënd për të mbyllur ciklin tënd me fanellën kuqezi, për t’ju dedikuar më shumë familjes dhe për ti dhënë hapësirë më të rinjve. Unë të falenderoj pamasë për kontributin e madh që ke dhënë për skuadrën tonë ne këto 6 vite, duke qënë gjithmonë i rëndësishëm dhe nje lojtar inteligjent për grupin brenda dhe jashtë fushës së lojës. Në memorien time do të mbaj mend si një djalë i shkëlqyer, me pjekuri e maturi të pazakonte dhe futbollist me kualitet. Ti dhe një kontribut të rëndësishëm në grupin e Euro 2016, ku Shqipëria shkruajti historinë e saj më të madhe dhe emri yt Migjen do të mbetet përjetësisht si pjesë e saj me gërma të arta.

Faleminderit për emocionet e mëdha që na ke dhuruar. Federata të detyrohet shumë ty dhe gjithë brezit tuaj për atë që keni bërë për Shqipërinë e cila do mbetet kurdoherë shtëpija juaj!/a.k/noa.al/