Ballina Aktualitet Vazhdon të pëllas si shpëtimtarë: “O sot, o kurrë”! Meta “kap një...

Vazhdon të pëllas si shpëtimtarë: “O sot, o kurrë”! Meta “kap një festë e lësho një thirrje” për shqiptarët për sulm ndaj qeverisë dhe Ramës: Na ka pushtuar një sekt…

19

Konferenca e Pezës është një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, ku u bënë përpjekje për bashkimin e shqiptarëve kundër pushtuesve nazifashistë.

Presidenti Ilir Meta, 78-vjetorin e kësaj konference e ka shfrytëzuar për të dhënë një mesazh të fuqishëm për qeverinë ‘Rama’.

Sipas presidentit, duhet bashkim kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane të vendit tonë.

“Pezë do të thotë Shqipëria mbi të gjitha!

Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar.

Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane të vendit tonë.

Peza është një amanet: Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë!

O SOT, O KURRË!”, shkruan Meta.