Ballina Aktualitet “Vendim i vështirë, por i drejtë”! kryebashkiaku Veliaj shtrin dorën për një...

“Vendim i vështirë, por i drejtë”! kryebashkiaku Veliaj shtrin dorën për një teatër për të gjithë

15

Pas prishjes së Teatrit Kombëtar, ku nuk munguan protestimet nga ana e artistëve dhe e opozitës që mbështeste qëndrimin pro mbrojtjes së pasurisë kulturore, gjithashtu edhe prania e qytetarëve që i mbështetësve, pati reagime nga ana e politikës.

Në një prononcim përmes një postimi në “Facebook”, reagoi dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e cilësoi prishjen e Teatrit si një vendim të vështirë, por të drejtë, për të ndërtuar një teatër të ri për të gjithë.

“Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar ishte një vendim i vështirë, por i drejtë! Po aq i drejtë sa çdo vendim i mirë që kemi marrë në këto 5 vite për ta çuar përpara Tiranën tonë, qyteti ku po rrisim fëmijët tanë.

Por, teksa përgatitemi të nisim punën për Teatrin e Ri, i ftoj të gjithë, që nesër, ta bëjmë edhe më të mirë projektin që kemi në tavolinë. Ai teatër do të jetë për artistët dhe qytetarët, për fëmijët tanë.

Ejani ta ndërtojmë së bashku!”, -shkroi Veliaj në “Facebook”.