Ballina Aktualitet Vetëm 1 rast pozitiv në 24 orët e fundit në vend nga...

Vetëm 1 rast pozitiv në 24 orët e fundit në vend nga Covid 19

12

Vetëm 1 rast pozitiv në 24 orët e fundit është konfirmuar në vend.

15 të shëruar në 24 orët e fundit. 78% e të prekurve tashmë janë të shëruar

Dr. Adela Vasili nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.

Në vend vazhdon shfaqja e rasteve sporadike, ndërsa situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme. Marrja në kohë e masave, respektimi i distancimit fizik, ruajtja e higjienes personale kanë rolin kryesor në shfaqjen e një kurbe epidemike të butë.

Gjatë 24 orëve të fundit kemi të konfirmuar vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë, nga 177 testime të kryera për të dyshuar të prekur me Covid19.
Të shëruar janë 15 qytetarë.
Në spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive.