Ballina Aktualitet VIDEO/ Akuzat e forta të Kreshnik Spahiut: Milaim Bellanica ka 15 vjet...

VIDEO/ Akuzat e forta të Kreshnik Spahiut: Milaim Bellanica ka 15 vjet që denoncon Lulin, kur “Top”-i nuk ishte Tv

16

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka dalë me një reagim të fortë sqarues ndaj të gjithëve atyre që akuzojnë gazetarin hero, që sipas tij filmoi mes plumbave masakrën e Krushës kur vriteshin me dhjetëra burra e fëmijë.

Spahiu shkruanse Milaim Bellanica ka 15 vjet që e ka denoncuar Lulzim Bashën në çdo mediat të Kosovës dhe kjo rrëzon 100% alibinë që ai është i blerë nga qeveria.

“SQARIM: O ju njerëz që shani 24 orë gazetarin hero që filmoi mes plumave kur vriteshin dhjetra burra dhe fëmij.

Ky denoncim është bërë vite më parë dhe jo nga Top-Channel.

Milaim Bellanica ka 15 vjet që denoncon Lulzim Bashën në çdo media kosovare.

Kjo rrëzon 100% alibinë se Bellanica u ble nga qeveria. Ai e ka denocuar Lulzim Bashën kur Top-Channel nuk ishte krijuar si TV dhe kur Basha s’kishte hyre ne politike.”, shkruan Spahiu krahas video.