Ballina Aktualitet VIDEO/ ‘Çunat shqiptarë janë zdromsa’! Rama ‘i tërheq veshin’ Veliajt: Na more...

VIDEO/ ‘Çunat shqiptarë janë zdromsa’! Rama ‘i tërheq veshin’ Veliajt: Na more në qafë, si thua ashtu? E di unë p

20

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër një banesë të rindërtuar pas tërmetit në zonën e Petrelës në Tiranë.

Pasi pa vetë nga brenda banesën, Rama vendosi që të bënte “gëzuar” me një teke raki në oborrin e banesës, ndërkohë që shoqërohej edhe nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, deputeti Xhemal Qefalia dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Pikërisht ky i fundit ka rënë “pre” e batutave të kryeministrit, i cili i përmendi shprehjen e tij se “çunat shqiptarë janë zdromsa” duke mos i kursyer kritikat.

Pjese nga batutat:

Erion Veliaj: Gëzuar princesha!

Edi Rama: Na more në qafë, ti që the çunat janë zdromsa, mos i hyr më këtë muhabeti.

Çunat janë të mirë, gocat janë më të mira. Ku e gjete ti zdromsat?

E di unë për ça e ke ti, dmth që s’na u ndanë zdromsat, por nuk janë të gjithë si ata.