Ballina Aktualitet VIDEO/ E tmerrshme çfarë ndodh tek “Big Market”: Kompania shet produkte të...

VIDEO/ E tmerrshme çfarë ndodh tek “Big Market”: Kompania shet produkte të skaduara dhe të rrezikshme

109

Siguria ushqimore vijon të mbetet një problem më vete, teksa “Big Market” vijon të tregtojë produkte ushqimore të skaduara.

Në emisionin investigativ “BOOM” kanë mbërritur disa ankesa nga qytetarë të shumtë, të cilët ankohen për ushqimet e pasigurta që mund të rezultojnë fatale për shëndetin e njeriut.

Nga këqyrja e datës së skadencës së një sallami që shitet në “Big Market”, shihet që data e skadencës është e manipuluar, ndërsa mund të fshihet ose hiqet pa asnjë mundim dhe shumë lehtësisht.

Ndërkohë kjo neglizhencë nga ana e ‘Big Market’ duhet të dënohet, pasi në fund të fundit vihet në rrezik jeta e një qytetari, konsumator të produkteve ushqimore.

Gazetarja: Ky sallami ka datë skadencë?

Punonjësja: Moj, si nuk po e gjej unë këtë datën e skadencës? E di që e ka te bishti, por nuk e di si e ka aty. E çuditshme që unë nuk po e gjej.

Hasan Stafa: Etiketa duhet të jetë e vendosur në një vend të dukshëm, të qartë dhe të lexueshëm për konsumatorin.