Ballina Sport VIDEO/ Humbi rastin për gol me portën bosh, Armando Broja tallet nga...

VIDEO/ Humbi rastin për gol me portën bosh, Armando Broja tallet nga mbrojtësit e Groningen

16

Impakti i Armando Brojas me kampionatin hollandez ishte nga më të mirët, por të gjitha harrohen në momentin e një rënie forme ose përqendrimi.

Kjo i ka ndodhur edhe sulmuesit shqiptar, që i huazuar nga Chelsea po ndihmonte Vitesse të rivalizonte me Ajax në Eredivize. Vetëm se 18 vjecari ka bërë atë që nuk duhej në transfertën me Groningen, ku kishte në këmbë rastin për golin e 1-2 dhe e humbi në mënyrën më të pabesueshme.

Pasi humbi ndeshjet e fundit të Nations League me kombëtaren për shkak të një dëmtimi, shkodrani zbriti në fushë si titullar kundër Groningen e në minutën e 63’, u shfaq i vetëm me portierin.

E kaloi duke e dribluar me të djathtën, por e majta nuk iu përgjigj me topin që përfundoi jashtë me portën bosh.

Dëshpërimi i sulmuesit shqiptar është bërë edhe më i madh për shkak të talljeve të marra nga mbrojtësit e Groningen. Rasti i humbur nga Broja është bërë menjëherë viral në internet.