11/10/2019

VIDEO/ Këshilltari i paaftë i Presidentit pranon shkeljen Kushtetuese të Ilir Metës

tedi-blushi.jpg

Pas daljes se raportit final te Komisionit te Venecias ku thuhet qarte se Presidenti nuk mund t’i shtyje zgjedhjet, ka dale ne nje reagim per mediat edhe zedhenesi i Presidentit, Tedi Blushi.

Teksa sulmonte mediat dhe mazhorancen per keqinformim, Presidenca ndersa citonte nje pjese te cunguar te opinionit te Venecias (pasi paragrafi i plote do ishte teresisht rrenues per Meten te cilin do jua sjellim me poshte), rrezoi veten kur tha se ”Në opinionin e miratuar sot, i cili është bërë me kërkesë të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, Komisioni i Venecias veren se dhe në rastet e emergjencave shtetërore, si lufta apo katastrofat natyrore, Parlamenti duhet të miratojë një legjislacion ‘ad hoc’ për të shtyrë zgjedhjet’.

Pra, duke e degjuar nga goja e vete zedhenesit te Presidentit, kupton edhe njehere se Meta e ka shkelur Kushtetuten duke shtyre daten e zgjedhjeve, kompetence qe nuk ia jep Kushtetuta.

Nga ana tjeter, Blushi per te manipuluar opinionin nuk e citoi te plote paragrafin e Venecias i cili po ta shohesh te plote eshte si me poshte:

Presidenti Ilir Meta veproi në mungesë të bazës ligjore për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Në opinionin e miratuar sot, i cili është bërë me kërkesë të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, Komisioni i Venecias thekson se Presidenti shqiptar nuk mund të anulojë zgjedhjet pa konsensus politik. Edhe në rastet e emergjencave shtetërore, si lufta apo katastrofat natyrore, Parlamenti duhet të miratojë një legjislacion ‘ad hoc’ për të shtyrë zgjedhjet’.

Blushi zgjodhi ta heqe fjalin e pare qe i binte ne koke problemit dhe rrezonte Meten perfundimisht, por pavarsisht sa u perpoq te mbrohej, Ilir Meta del zbuluar edhe kur del te mbrohet, pasi raporti eshte qartesisht kunder tij.

Ja videoja kur me ze e figure, Presidenca duke cituar sigurisht te paplote Venecian nepermjet Blushit, serish pranon se Meta nuk mund te shtyje zgjedhjet:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com