Ballina Aktualitet VIDEO/ Makina i hedh disa metra tutje, 3 shqiptarë i shpëtojnë mrekullisht...

VIDEO/ Makina i hedh disa metra tutje, 3 shqiptarë i shpëtojnë mrekullisht aksidentit në Londër

25

Tre shqiptarë i kanë shpëtuar për mrekulli një aksidenti të frikshëm që ka ndodhur në Londër dy ditë më parë.

Pamjet tregojnë qartë se tre shqiptarët, njëri nga Shqipëria e mesme, dhe dy të tjerët nga zona e veriut, kanë ndalur makinën e tyre duke biseduar me njëri-tjetrin, ndërsa një mjet i vjen përballë dhe dy të rinjtë hidhen në ajër disa metra.

Siç raportohet, njëri nga tre të rinjtë ja hedh pa asnjë pasojë nga aksidenti ndërsa dy të tjerët me dëme por për fat pa rrezikuar jetën.

Njeri nga të rinjtë është dërguar në spital dhe ka dalë pas 24 orësh, ndërsa tjetri sot i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi ka pësuar frakturë në njërën nga duart.

Makina e tre të rinjve që u godit nga mjeti tjetër është ndarë në mes si pasojë e goditjes së fortë, ndërsa shoferi që shkaktoi aksidentin e braktisi makinën por pas ndjekjes nga ana e policisë londineze u arrestua pak minuta më vonë.

Ai nuk është shtetas britanik por një emigrant në Angli shtetësia e të cilit nuk bëhet publike./abcnews