VIDEO/ Reja publikon listën për ndeshjet e nëntorit, rikthime të rëndësishme në Kombëtare – Descript

14

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të duhet të luajë 3 sfida brenda muajit në nëntor, ndaj Kosovës në miqësoren e datës 11 në Elbasan dhe dy sfidat kualifikuese ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë më 15 dhe 18 nëntor, të vlefshme për “Ligën e Kombeve”

Trajneri Edi Reja ka bërë publike këtë të shtunë listën me lojtarët e që do të grumbullohen ku bien në sy rikthimet e Gjasula, Balaj apo edhe Uzuni.

Elseid Hysaj dhe Ardian Ismajli rikthehen në Kombëtare, pas mungesës në ndeshjet e muajit tetor. Bëhet fjalë për një rikthim edhe për Memushajn, që është i gatshëm të japë një ndihmë për Kombëtaren, për ndeshjet e fundit në “Ligën e Kombeve”.

Për repartin e sulmit, Reja ka grumbulluar, Bekim Balajn, Sokol Cikalleshin, Xhakomo Vrionin, Armando Brojën, Taulant Seferin, Rei Manajn dhe Myrto Uzunin, me këtë të fundit që ishte në dyshim, për shkak se për një periudhë të gjatë ka qenë i izoluar, për shkak se rezultoi pozitiv me Koronavirus.

The post VIDEO/ Reja publikon listën për ndeshjet e nëntorit, rikthime të rëndësishme në Kombëtare appeared first on Descript.