Ballina Sport Video/ Tirana bëhet me “flatra”, ngec Vllaznia e fiton Luftëtari

Video/ Tirana bëhet me “flatra”, ngec Vllaznia e fiton Luftëtari

35

Tirana tregon qartë objektivat e këtij sezoni. Bardheblutë kanë mposhtur me shifrat 3-1 Skënderbeun, duke marrë i vetëm kreun në kuotën e 10 pikëve.

Ngoo bëri diferencën në pjesën e parë, ndërkohë që Polozani vendosi baraspeshën me rikthimin në fushë. Gjithsesi, Halili e Hoxhallari vulosën rezultatin përfundimtar në 3-1 në “Selman Stërmasi”. Pas kësaj fitoreje, bardheblutë mbajnë vendin e parë me 10 pikë, i ndjekur nga Kukësi me 7 pikë, por me një ndeshje më pak , pikërisht atë ndaj Bylisit të programuar për tu luajtur nesër.

Luftëtari ka marrë fitoren e parë për këtë edicion dhe këtë e bën në dëm të Flamurtarit. Realdo Fili ishte heroi i takimit me një dopietë personale, teksa goli i Xhevahir Sukaj vendosi ekuilibrat momental në minutën e 72-të.

Ndërkohë, takimi i “Niko Dovanës” mes Teutës dhe Vllaznisë u mbyll me shifrat 0-0 

Golat: Tirana- Skënderbeu 3-1