(VIDEO) Vetëm një ditë pasi Hamilton i barazoi rekordin, Jean Todt zbulon detaje të reja mbi gjendjen e Michael Schumacher – Descript

15

Vetëm një ditë më parë Lewis Hamilton barazoi rekordin e shtatë titujve Botëror të fituar në Formula 1 nga Michael Schumacher.

Pas këtij lajmi kanë mbërritur informacione të reja mbi gjendjen shëndetësore të ish-pilotit gjerman.

Schumacher “vazhdon të luftojë”, si ka zbuluar presidenti i Fia-s, Jean Todt, që është kthyer ti bëjë një vizitë mikut të tij të madh.

Gati shtatë vjet nga aksidenti i tmerrshëm në borën e Meribel, fenomeni i Kerpen vazhdon betjën e tij për jetën i mbështetur nga familja në vilën e tij në liqenin e Gjenevës.

“Gjendja e Schumi është akoma shpesh mister, të paktë janë në fakt personat që kanë akses në shtëpinë e Schumacher e Todt është mes tyre. Të pakta fjalët e thëna nga ish-team principal i Ferrarit pas vizitës që i ka bërë gjermanit: “Mund vetëm të urojmë për të e familjen që gjërat të përmirësohen”, – ka thënë Todt, që pastaj i intervistuar nga radio franceze Rtl ka shtuar:

“Michael është shumë i mjekuar e i sistemuar në mënyrë tepër komode”.

Numri 1 i FIA-s ka thënë më pas që ka ndërmend të ndjekë nga afër zhvillimin e të birit të gjermanit, Mick Schumacher:

“Me shumë mundësi do të garojë në Formula 1 vitin e ardhshëm, jemi të lumtur që kemi një Schumacher të ri në nivelet më të larta të garave automobilistike”, përfundoi Todt.

The post (VIDEO) Vetëm një ditë pasi Hamilton i barazoi rekordin, Jean Todt zbulon detaje të reja mbi gjendjen e Michael Schumacher appeared first on Descript.