Vllaznia e femrave me “2 portierë“ në finalen e kupës, Raxhmi: Luajtëm 12 vetë – Descript

14

Ekipi futbollit të Vllaznisë për femra vijon të mos ketë rivalë, ku pas kampionatiti, shton në listën e trofeve edhe “Kupën e Shqipërisë”, të fituar me rrezultain 4-0 nda Apolonisë.

Por ajo që e bën edhe me të veccantë këtë festë është historia e portieres së Vllaznisë Ardiola Raxhimi. Ishte ajo që ngriti kupën dhe jo kapitenia e ekipit.

Raxhmi ka luajtur në këtë finale edhe pse është shtatzënë. Të gjitha shoqet e ekipit në fund të sfidës ka vënë dorën në barkun e saj.

Ka qënë vetë Raxhmi që gjatë një prononcimi për “ShkodraSport”, ka zbuluar shtatzaninë.

“Është një kënaqësi shumë e madhe kur ngre lart një tjetër trofe. Por shpresoj që Apolonia të mos e reklamojë ndeshjen sepse Vllaznia ka luajtur me 12 vetë në këtë takim. Po zbuloj këtu faktin se unë jam shtatëzënë dhe prandaj gëzimi është edhe me i madh. Jam shume e lumtur per kete gje por premtoj se vitin e ardhshem do te jem sërish ne fushe për të fituar të tjera trofe me Vllazninë”.-është shprehur Raxhmi

Sipas rregullores sportive për femra, kur je shtatzënë, mund të luash deri në muajin e tretë.

 

The post Vllaznia e femrave me “2 portierë“ në finalen e kupës, Raxhmi: Luajtëm 12 vetë appeared first on Descript.