Vllaznia fundos Tiranën në fund dhe shkëputet në krye të renditjes së Superligës, ndalen Kukësi e Partizani – Descript

17

Ditën e sotme janë zhvilluar ndeshjet e para të javës së tretë të Kategorisë Superiore, ku ajo që të bie në sy është fakti se në krye të tabelës së renditjes është Vllaznia e Shkodrës, e cila ka fituar në minutën e fundit ndaj Tiranës, duke u shkëputur tashmë e vetme në krye të Superligës me një diferencë prej 4 pikësh nga ndjekësi më i afërt.

Nga ana tjetër Partizani është ndalur në barazim 0-0 nga Laçi teksa i njëjti rezultat  u regjistrua edhe në Teuta-Kukësi.

Tashmë pas javës së tretë Vllaznia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kreut me 9 pikë në 3 ndeshje kurse surpriza Kastrioti mban vendin e 2-të bashkë me Teutën me nga 5 pikë.

Vendi i 4-t dhe i 5-të ndahet mes Partizanit e Skënderbeut kurse i 6-ti i përket kampiones në fuqi Tiranës që ka vetëm 3 pikë ose 1 fitore. Në fund ndodhet Kukësi që ka vetëm 1 pikë.

(Descript.al)

The post Vllaznia fundos Tiranën në fund dhe shkëputet në krye të renditjes së Superligës, ndalen Kukësi e Partizani appeared first on Descript.