Ballina Aktualitet Yuri Kim i shkon Ramës në zyrë: Tregon se për çfarë folën

Yuri Kim i shkon Ramës në zyrë: Tregon se për çfarë folën

24

Ambasadorja e SHBA-ve, në Tiranë, ka treguar se çfarë është diskutuar në takimin që ka zhvilluar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale Kim bën të ditur se me kreun e qeverisë ka diskutuar mbi progresin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe mbi mënyrat për të ecur përpara në bashkëpunimin mbi demokracinë, sigurinë dhe biznesin.

“Sot patëm një diskutim të shkëlqyeshëm me Kryeministrin Edi Rama për të rishikuar progresin e fundit në marrëdhëniet Amerikë-Shqipëri dhe për të diskutuar mënyrat për të ecur përpara në bashkëpunimin tonë në Demokraci, Mbrojtje dhe Biznes.

Shumë mundësi (por edhe punë e vështirë!) Përpara për partneritetin tonë! #KrahPerKrah”, shkruam ambasadorja Kim.