Ballina Aktualitet Zbardhen formularët, ja si do të testohen hetuesit e Byrosë Hetimore, nga...

Zbardhen formularët, ja si do të testohen hetuesit e Byrosë Hetimore, nga pompa e sprint 300 metër, te hartimi i eseve dhe p

21

Zbardhen formularët për testimin e 60 hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ditën e martë u hap gara për hetuesit e FBI shqiptare dhe gazeta ka siguruar detaje nga formularët që duhet të plotësojnë kandidatët, të cilët do të kalojnë një sërë testimesh për t’u kualifikuar dhe për t’u bërë pjesë e BKH.

Në mesazhin e saj të parë, drejtoresha e BKH-së, Aida Hajnaj përveç se fton më të mirët e policisë për t’iu bashkuar hetimit ndaj të korruptuarve garanton edhe paanshmëri, barazi dhe transparencë gare. Kushdo që pretendon t’i bashkohet garës për hetues në BKH, duhet të plotësojë një formular në të cilin veç të dhënave profesionale duhet të raportohet edhe disa të dhëna të tjera.

Kështu, së pari kandidatët do të testohen për arsyetimin logjik. Në këtë pikë, ata do testohen për aftësitë që zotërojnë sa i takon të menduarit kritik, ku përfshihet përpunimi i fakteve, nxjerrja e përfundimeve, por edhe arsyetimi abstrakt. Ndërkohë që edhe testimi fizik është një pikë kyçe, ku kandidatët do të vlerësohen për sprint 300 metër, pompa dhe vrapim gjatësia e të cilit arrin në 2.4 kilometër.

Ndërkohë që për të matur aftësitë e kandidatit, ai duhet t’i nënshtrohet testimit të shkrimit të një eseje. Kjo gjë do të shërbejë për të kuptuar nëse kandidati është i aftë për të shprehur në mënyrë verbale idetë e tij, por edhe vlerat profesionale për t’u dhënë zgjidhje problemeve që kanë lidhje me punën. Poligrafi është një tjetër fazë testimi që duhet të kalojnë kandidatët. Pas plotësimit të këtij formulari që ka afat për t’u dorëzuar elektronikisht deri në 29 shtator, si dhe disa vërtetimeve kalohet në fazën e dytë.

““Arsyetimi logjik: Test që mat aftësitë e kandidatit në lidhje me të menduarin kritik, ku përfshihet përpunimi i fakteve, nxjerrja e përfundimeve dhe arsyetimi abstrakt; Testi i aftësisë fizike: Test i aftësive fizike që përfshin testim në palosje, sprint 300 m, pompa dhe vrapim 2.4 km; Shkruajtja e eseve: Test që mat aftësitë e kandidatit për të shprehur ide me shkrim dhe saktësinë ortografike, gramatike, formatin, prezantimin dhe sa i është përmbajtur kandidati pyetjes; Intervista e strukturuar:

Test që mat aftësinë e kandidatit për të shprehur verbalisht ide, për të shprehur vlerat e tij/saj profesionale dhe për të dhënë zgjidhje për probleme që kanë lidhje me punën; Testi i Poligrafit Procesi i verifikimit: Kandidati për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit duhet do të kaloj në verifikimin e pasurisë dhe figurës”, thuhet në formular.

Ja detajet e tjera

Por përveç këtyre testimeve, kandidatët që duan të jenë pjesë e FBI shqiptare duhet të deklarojnë edhe të dhëna sa i takon shëndetit të tyre. Hetuesit e BKH duhet të deklarojnë në formular nëse kanë probleme me ndonjë sëmundje kronike apo edhe gjendje të tjera, të cilat mund të kufizonin aktivitetin e tyre fizik. Në vijim të kësaj, kandidati duhet të deklarojë edhe nëse merr mjekime rregullisht apo jo. Por para se kandidati të nisë testimet fizike, ai më parë duhet të jetë i pajisur me raport mjekësor nga një mjek kardiolog, që të vërtetojë që ai është i aftë nga ana fizike. BKH përmes një njoftimi bën me dije se kandidatët do të lajmërohen me e-Mail në qoftë se janë pranuar dhe do të ftoheni të merrni pjesë në testimet e tjera.