Ballina Aktualitet Zbulohen detaje: Pse Basha shkarkoi servilin e radhës?!

Zbulohen detaje: Pse Basha shkarkoi servilin e radhës?!

33

Sot në mesditë, megjithëse në mënyrë të papritur, Lulzim Basha ka shkarkuar nga detyra Gerti Bogdanin. Për të mos u bërë një zhurmë e madhe mediatike, pazari ka qenë i thjeshtë, një dorëheqje dhe lirimi i vendit prej tij.

Në fakt e vërteta qëndron tek argumentet e dhëna, apo artikulimet kundër, të bërë nga Gert Bogdani ndaj memorialit turk në kodrat e liqenit ku ai ka qenë mjaft i ashpër dhe mesaduket gjithçka ka qenë pa lejën e Lulzim Bashës.

Ndërkohë që Kreshnik Çollaku me “izën” e Lulit shkonte dhe mbante fjalim, nga ana tjetër Gert Bogdani, Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë e sulmon. Dukej qartë që kishtë një përplasje rrymash. Basha nuk e kaloi dot, nuk duroi dot dhe servilin e tij të radhës e hodhi sot në kosh të plehrave, ashtu siç ka bërë dhe me shumë të tjerë më parë. Siç ka hedhur Arben Ristanin, Eno Bozbon, Ervin Salianjin, Grida Dumën e shumë e shumë të tjerë, që do të ndodhë edhe me ata që e ndjekin nga pas.

Por secili e kupton në kohën e tij dhe reflekton në momentin e tij. Përtej largimit nga detyra e sekretarit, çështja se si Basha sillet me servilët e tij, me njerëzit që e mbështesin, që e bënë kryetarë, që e rizgjodhën në krye të PD-së, është një argument tjetër për të gjithë militantët dhe strukturat për të mos e besuar Lulzim Bashën i cili tradhëtoi në vitin 2017 në një marrëveshj me me Edi Ramën, një marrëveshje që u mbrojt shumë gjatë nga Gert Bogdani, edhe mosqenia e tij si deputet pasi nuk mund të hynte dot dhe duke shpresuar se dikush do të hiqej nga lista e Tiranës për të hyrë në Parlement, por me djegien e mandateve të deputetëve, shpresa e tij mbaroi sepse ai firmosi djegien e mandatit të tij.

Gert Bogdani është një nga ata servilat e marrë si zëdhënës nga Lulzim Basha. Pas kryetar minibashkie, në detyrën e kryetarit të forumit, i pazgjedhur, asnjëherë nuk u zgjodh në krye të FRPD. Ai u komandua nga Sali Berisha dhe zgjedhjet në forum nuk u bënë kurrë, derisa u bë gara e disa viteve më parë ku pati një përplasje të fortë midis Belind Këllicit, kryetarit aktual, Ervin Salianjit dhe Ornela Nebiajt.

Gert Bogdani është thjeshtë një dëshmor i radhës i servilave të Lulit, nga ata dhjetra e dhjetra që bien çdo ditë. Por Gerti ndoshta është më pak i gënjyeri sepse të tjerët mashtrohen, përdoren, hidhen. Gerti ka qëndruar “legjendar” në mbështetjen e tij ndaj Lulzim Bashës, por sot edhe ai gjeti vendin e tij, sepse foli kundër memorialit turk, dhe tashmë e kishte mbushur kupën. Lulzim Basha nuk mund ta duronte dhe e largoi nga detyra e Sekretarit të Marrëdhënieve me Jashtë.

Sot ra dëshmorë një tjetër servile i Lulzim Bashës dhe asgjë me shumë se sa kaq./CNA.al