Ballina Aktualitet Zbulohet identiteti i të dyshuarit kryesor të v.rasjes së vëllezërve Haxhia në...

Zbulohet identiteti i të dyshuarit kryesor të v.rasjes së vëllezërve Haxhia në Durrës

18

Nga v.rasja e dy vëllezërve, Besmir e Viktor Haxhia në Durrës kanë dalë në dritë të tjera detaje të reja. V.rasja ndodhi në 27 prill, në Shën Vlashit tek tregu i automjeteve.

Prokuroria ka lëshuar një urdhër a.rrest për Talo Çelën, një nga të pandehurit e megagrabitjes në Rinas, ku u vodhën 4.6 mln euro. Çela akuzohet se është i dyshuari kryesor i e.kzekutimit të dy vëllezërve.

Çela është shpallur në kërkim nga policia. Talo Çela kishte dyshime se vëllezërit kishin informacion se ku fshihej shuma e parave të grabitura në Rinas.

Sipas grupit hetimor, dyshohet se ai iu ka kërkuar atyre që të tregojnë vendin se ku fshihej ajo shumë parash, por ata kanë refuzuar.

Prokuroria ka marrë dhe 3 dosje të tjera nga Elbasani, v.rasje që mendohet se janë kryer nga e njëjta dorë. Ai është në kërkim dhe është i vetmi që nuk është a.rrestuar.