Ballina Aktualitet Zgjedhjet parlamentare të Serbisë, Rama: Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar...

Zgjedhjet parlamentare të Serbisë, Rama: Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve, forca vëll

40

Teksa ditën e nesërme në Kosovë në vendbanimet me shumicë serbe do të zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, kryeministri Edi Rama ka bërë apel për një mbështetje masive për Listën e Luginës së Bashkuar.

Në një shënim në Twitter, Rama shprehet se bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë.

“Uroj nesër pjesëmarrja të lartë në zgjedhje dhe mbështetje masive për Listën e Luginës së Bashkuar!

Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë.

Forca vëllezër, bashkimi bën fuqinë”- shkruan Rama.