Zhgënjimi pas humbjes me Napolin në Kupë / Juve “injoron” medaljet e argjendta, disa i harrojnë në stadium – Descript

19

Zhgënjimi te Juventusi për finalen e dytë radhazi të humbur në Itali (Superkupa dhe Kupa) ka bërë që edhe futbollistët bardhezi të kalojnë një natë aspak të qetë…

Por, një ngjarje ka rënë në sy më shumë dhe ka befasuar disi Presidentin e Napolit, De Laurentiiis.

Në autondarjen e medaljeve, duke respektuar normat anti-Covid, asnjë futbollist i Juventusit nuk e ka vendosur në qafë por e ka mbajtur vetëm në dorë.

Mimikë fytyrë me zemërim dhe asnjë dëshirë për të folur. Më i tërbuari është dukur Cristiano Ronaldo.

Presidenti i Napolit, De Laurentiis shpresonte që t’i varte medaljet në qafë lojtarëve bardhezi siç bëri Agnelli me ata të Napolit, por të gjithë bardhezinjtë u larguan pa i vendosur.

Madje, disa i rikthyen aty ku i morën dhe të tjerë i lanë në stadium, duke mos ia ditur për këto medalje…

The post Zhgënjimi pas humbjes me Napolin në Kupë / Juve “injoron” medaljet e argjendta, disa i harrojnë në stadium appeared first on Descript.